Veseli: Taksa e pati efektin, ajo s’duhet të na përçajë me miqtë tanë

  • March 15, 2019 19:32
  • Lajme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli thotë se taksa 100 për qind ndaj produkteve me prejardhje serbe dhe boshnjake ka pasur efektin e saj.

Në këtë mënyrë, sipas tij, Kosova duhet treguar e mençur që të mos humbasë miqtë e saj.

“Tarifa, në momentin kur e ka humbur kuptimin e orientimit nga Serbia dhe bëhet për konsum të brendshëm nuk fiton”, tha Veseli.

“Në momentin kur na bëhet pengesë për bashkëpunim me BE’në dhe SHBA’në nuk fiton… Të gjithë e kemi një mllef, kemi vuajtur shumë prej Serbisë.

Serbia ka qenë e padrejtë, është e padrejtë”, shtoi ai në një intervistë për televizionin publik të Kosovës.

“Ne duhet të tregohemi të mençur.

Ku po mendojmë të arrijmë dhe a mund të arrijmë pa këta partnerë, si SHBA’ja dhe BE’ja”, theksoi Veseli.

The post Veseli: Taksa e pati efektin, ajo s’duhet të na përçajë me miqtë tanë appeared first on .

Loading...