Veseli nga Amerika thotë se ka marrë mbështetje për ushtrinë

  • December 07, 2018 11:31
  • Lajme

Veseli është pritur nga gjenerali Timothy Orr dhe drejtues të tjerë të Gardës se Iowa-s.

“Gjatë vizitës u konfirmua edhe një herë mbështetja për Forcën e Sigurisë së Kosovës edhe pas transformimit të saj në Ushtri të Kosovës. Kjo mbështetje do të vazhdojë të jepet në trajnime dhe edukim por edhe në aspekte të tjera që kanë të bëjnë me funksionimin e saj si ushtri”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Sipas komunikatës, Veseli rikonfirmoi se ushtria e Kosovës do të jetë ushtri e paqes në Ballkan, “por edhe në zona të tjera kudo që do të kërkohet angazhimi i saj, në ruajtjen e paqes”.

“Gjenerali Timothy Orr ritheksoi edhe një herë përkrahjen për Kosovën, e në veçanti për Forcën e Sigurisë sa Kosovës”, vijon njoftimi.

Pas Iowa-s, bëhet e ditur se kryeparlamentari Veseli do të vazhdojë në vizitën në SHBA me takime të tjera në Washington dhe New York.

Loading...