Tre të vdekur nga përplasja e autobusit në Kanada

  • January 12, 2019 16:00
  • Lajme

Në pamjet e publikuara shihet se pjesa e sipërme e autobusit është hapur plotësisht nga akisdenti, i cili ndodhi në një vendndalim të ngarkuar në pjesën periferike të qytetit. “Me keqardhje ju njoftojmë se janë konfirmuar tri viktima, dy prej të cilave ndodheshin në autobus, ndërsa një tjetër në vendndalim”, tha kryetari i Otavës, Jim Watson, në një konferencë me gazetarë.

Ai njoftoi se 23 persona janë lënduar nga ky aksident, disa prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë. Spitali i qytetit ka njoftuar se i ka pranuar nëntë pacientë në gjendje kritike. Shefi i policisë së Otavës tha se shoferi i autobusit është arrestuar menjëherë dhe është marrë në pyetje, por refuzoi të japë hollësi të tjera.

Në fotografitë e publikuara shihen ekipet e emergjencës duke i trajtuar të lënduarit në tokë, ndërsa disa të tjerë zbresin përmes shkallëve nga pjesa e sipërme e autobusit. Ky është aksidenti i dytë i rëndë në të cilin përfshihet një autobus transiti në kryeqytetin kanadez. Në shtator të vitit 2013, një autobus ishte aksidentuar me një tren udhëtarësh, duke lënë të vdekur gjashtë persona, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Loading...