Tahiri: Javën tjetër hapet konkursi për 27 gjyqtarë të ri

  • December 06, 2018 17:00
  • Lajme

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, duke perënduar numrin e gjyqtarëve të punësuar, ka thënë se i plotësojmë nevojat e Republikës së Kosovës sa i përket numrit të gjyqtarëve brenda sistemit tonë gjyqësor.

Tahiri duke iu përgjigjur deputetëve, ka folur edhe për bashkëpunëtorëve profesional.

“Gjatë vitit 2017-2018, nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës tashmë kanë filluar punën 94 gjyqtarë të ri si rezultat i përkrahjes nga Ministria e Financave. Janë në rekrutim e sipër edhe 37, që është në përfundim procesi i rekrutimit dhe në javën tjetër hapet konkursi për 27 të ri, pra në total numri i gjyqtarëve të ri brenda vitit 2017-2018 dhe tre mujorshi i ardhshëm i vitit 2019, do të jetë 158 që kjo do të thotë i plotësojmë nevojat e Republikës së Kosovës sa i përket numrit të gjyqtarëve brenda sistemit tonë gjyqësor. Sa i përket çështjes së bashkëpunëtorëve profesional, siç e tha edhe ministri i financave numri në total ka qenë 295 për të dy këshillat për vitin 2018, diku në masë 70 % të tyre është plotësuar”, tha ai.

Tahiri shtoi se janë 240 pozita të reja në Këshillin Gjyqësor të Kosovës do të plotësohen gjatë vitit të ardhshëm, përcjell Telegrafi.

Loading...