Stoltenberg uron Zaevin për votimin e ndryshimeve kushtetuese

  • January 11, 2019 19:00
  • Lajme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, përmes rrjeteve sociale ka uruar kryeministrin e Maqedonisë Zoran Uaev për miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend.

“Uroj kryeministrin Zoran Zaev për votimin filan për Marrëveshjen e Prespës. NATO fuqishëm mbështet procesin e zbatimit të marrëveshjes, që sjell stabilitet dhe prosperitet në rajon”, shkruan Stoltenberg, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndryshe, më herët deputetët e Kuvendit të Maqedonisë me 81 vota “për” miratuan ndryshimet kushtetuese sipas Marrëveshjes së Prespës.

Ndërsa pas miratimit në Kuvendin e Maqedonisë, marrëveshja duhet të ratifikohet edhe nga deputetët në Kuvendin e Greqisë./Telegrafi/

Loading...