Spasovski: Nuk do të lejojmë të përsëritet 27 prilli gjatë votimit për ndryshimet kushtetuese

  • January 11, 2019 14:30
  • Lajme

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, sot ka thënë se është i bindur se nuk do të ketë sulm tjetër në Kuvend gjatë votimit të ndryshimeve kushtetuese, pas atij të 27 prillit në vitin 2017.

Ai tha se nuk do të lejojë që protestat të eskalojnë dhe se ka nën kontroll të gjithë skenarët e mundshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Opinioni duhet ta dijë se 27 prilli nuk mund të përsëritet në asnjë moment. Qytetarët duhet të jenë të sigurt, institucionet funksionojnë dhe secilit që dëshiron të merr pjesë ose ka për qëllim prishjen e rendit kushtetues të Maqedonisë, e ftoj që të tërhiqet nga ky qëllim”, tha Spasovski.

Ai pyeti liderin e OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, pse nuk ndjehet i sigurt dhe nuk i beson Policisë së Maqedonisë, edhe pse i njëjti tha se ka sigurim personal me kërkesë të tij.

Ndryshe, mbrëmë ka pasur disa tentime nga individë të caktuar që të kalojnë kordonin e policisë dhe të futen në Kuvend./Telegrafi/

Loading...