Sot protestohet në Tiranë, opozita kërkon dorëheqjen e Ramës

  • March 16, 2019 07:32
  • Lajme

Opozita e bashkuar në Shqipëri sot proteston përpara Kryeministrisë në Tiranë.

Kjo është protesta e tyre e pestë në një muaj me kërkesën për dorëheqje të kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme

Në protestën që nis në ora 11:00, kryetari i PD-së Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi drejtues dhe funksionarë të tjerë nga opozita do të jenë në shesh vetëm në rolin e dëgjuesve ndërsa fjalën do ta kenë qytetarët.

Ndërkombëtarët i kanë kërkuar Lulzim Bashës që të tërhiqet dhe të shmangë dhunën në protestën e sotme.

Megjithatë, Basha reagoi duke thënë se nuk do të dëgjojë më ndërkombëtarët, por vetëm qytetarët shqiptarë.

Në anën tjetër, edhe policia ka bërë përgatitjet e saj.

Kryeministria është rrethuar me rrjeta teli, ndërsa do të jenë në dispozicion rreth 1300 oficerë policie.

Po ashtu, janë kontrolluar të gjitha kamerat e sigurisë në mënyrë që të kapin çdo person që kryen ndonjë akt dhune./Indeksonline/

The post Sot protestohet në Tiranë, opozita kërkon dorëheqjen e Ramës appeared first on .

Loading...