Sondat kineze e fotografojnë njëra-tjetrën në sipërfaqen e Hënës

  • January 11, 2019 14:31
  • Lajme

Agjencia ka publikuar edhe fotografi dhe video tjera, në të cilat shihet sipërfaqja e Hënës. Qëllimi i lëshimit të tyre në këtë pjesë të sipërfaqes është analizimi i gjeologjisë së Hënës. Sonda ishte vënë në gjendje qetësie pas lëshimit në Hënë për shkak të temperaturës së lartë që shkonte deri në 200 gradë.

Misioni “Chang’e 4” është i pari që ka arritur të lëshojë sonda në këtë pjesë të Hënës, e cila nuk mund të shihet nga Toka. Fotografitë e publikuara më herët kanë pasur ndryshime të ngjyrave të vërteta që e bënin sipërfaqen e Hënës të duket e kuqe. Sidoqoftë, ngjyrat e fotografive të reja janë rregulluar nga shkencëtarët kinezë.

Sonda ishte nisur nga Kina më 7 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa është lëshuar në sipërfaqen e Hënës më 3 janar. Është raportuar se sonda do të qëndrojë në gjendje pasive nga 12 janari për shkak të kohës së errësimit, kur temperaturat zbresin deri në -180 gradë Celsius, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Loading...