Shëtiste rrugës me dy trombllona, arrestohet një person nga Mitrovica

  • October 12, 2018 11:00
  • Lajme

Policia e Kosovës raporton se mbrëmë në rrugën “Adem Voca”, në Mitrovicë ka arrestuar një të dyshuar të nacionalitetit rom i cili dyshohet se nën ndikimin e alkoolit, sipas dëshmitarëve po shëtitej në rrugë me një predhë luftarake.

Patrulla policore ka arritur të dyshuarin ta arrestojë. Njësiti për deminim i PK-së ka tërhequr nga vendi i ngjarjes në mënyrë të sigurt dy trombllonët. I dyshuari me vendimin e prokurorit dërgohet në qendrën e mbajtjes. /kp/Telegrafi/

Loading...