Serbët vodhën lahutën

  • December 10, 2018 20:00
  • Lajme

Përveç shkronjën L, këta fëmijë po e mësojnë edhe lahutën.

E në të, shihen ngjyrat kuq e zi, për ta identifikuar atë si një instrument kombëtar.

SERBËT VJEDHIN LAHUTËN

E megjithatë në sesionin e 13’të të komitetit ndërqeveritar për ruajtje të pasurisë jomateriale, të kënduarit në shoqërim me lahutë u regjistrua si pasuri botërore nga serbët.

E këtë po e kundërshton dikush nga Kosova.

Qëndrim Gashi është iniciator i një peticioni. Ata i dërguan një kërkesë UNESCO’s.

Ndër të tjera në peticion,  i thuhet  UNESCO’s, se ata nuk mund ta kuptojnë rolin e lahutës te shqiptarët, nëse nuk e kanë lexuar “Lahutën e Malcis” të Atë Gjergj Fishtës.

E sipas Gashit, ky peticion po përkrahet shumë.

Iniciativa kundër këtij vendimi të UNESCO’s, nuk kufizohet vetëm me këtë peticion.

Edhe deputeti i LVV’së, Ismajl Kurteshi, në komisionin për Arsim, po thotë që duhet të ndërmerren hapa.

E nga Ministria e Kulturës, departamenti i Trashëgimisë Kulturore, thanë për T7 se në raste të tilla duhet konsultuar legjislacioni.

Ministria e Kulturës nga Shqipëria, bëri me dije se janë në kontakt me ministrinë nga Mali i Zi për të zgjeruar pjesëmarrjen në këtë regjistrim të Shqipërisë.

Loading...