Pse po vazhdojnë protestat në Francë?

  • April 20, 2019 16:32
  • Lajme

Protestuesit jelekë verdhë po vazhdojnë protestimet e tyre në Francë.

Ata tani janë në javën e 23-të të demonstrimeve prej fillimit të lëvizjes së tyre në nëntor të vitit të kaluar.

Fox News ka shpjeguar në detaje se çfarë përfaqëson lëvizja e tyre.

Kush janë ata?

Lëvizja filloi mes punëtorëve provincialë të cilët protestuan kundër ritjes së çmimeve të karburanteve.

Ata të gjithë kishin të veshur jekelët e verdhë që shoferët francezë i mbajnë në veturat e tyre për raste emergjente.

Kjo lëvizje shpejt u shpërnda përgjatë popullit francez të cilit ishin të irrituar nga padrejtësitë ekonomike dhe mënyrën se si presidenti emmanueal Macron po e udhëheq Francën.

Në protestat më të mëdha plotë 150 mijë njerëz marshuan nëpër gjithë Francën, dhe sondazhet treguan që 80% e popullit francez mbështetën lëvizjen.

Numrat kanë filluar të binë pasi Macron i ka plotësuar disa nga kërkesat e protestuesve.

Një arsye tjetër e rënies së mbështetjes për protestat është edhe fakti që ato janë bërë shumë të dhunshme dhe kanë shkatërruar shumë objekte në kryeqytetin francez.

Çka duan ata?

Së pari ata deshiruan një rënie të çmimit të naftës.

Por pas kësaj kërkesat janë shtuar shumë.

Shumica e kërkesave fokusohen në drejtësi sociale, taksa më të ulëta për punëtorët dhe pensionerëzt, taksa më të larta për të pasurit dhe më shumë ndihmë ekonomike për klasën punëtore.

Disa nga kërkesat janë më drastike.

Disa duan më shumë referendume nacionale.

Disa duan më shumë punë për të shpëtuar planetin, nacionalizim më të madhë të korporatave franceze apo edhe revolucion të plotë.

Dhe çdo javë përsëritet kërkesa e njejtë që Macron të japë dorëheqje.

Çka thotë presidenti?

Macron reagoi shpejt në rastin e kërkesave të para për lirim të karburanteve.

Ai ofroi një rënie në taksa për punëtorët dhe pensionerët me vlerë 10 miliardë euro.

Ai nuk dëshiron që të bëjë një taksë më të lartë për të pasurit, nuk ka vendosur ende për shpeshtim të referendumeve kombëtare dhe nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje.

Qeveria e tij ka lansuar një debat kombëtar që ka për qëllim të adresojë shqetësimet protestuesve.

Ai ka udhëtuar përgjatë Francës duke mbeldhur ankesat e popullit dhe madje ka pranuar kërkesat që janë dërguar në mënyrë elektronike.

Javën tjetër pritet që të deklarohen rreth masave të reja të qeverisë.

Pse protestat po vazhdojnë?

Protestuesit thonë që Macron ende nuk i kupton.

Ata e shohin presidentin si një lider i të pasurve, dhe jashtë realitetit me sa i përket vuajtjeve të taksapaguesve që ndihmojnë shtetin të jetë ekonomia e pestë më e madhe në botë.

Ata dojnë zgjedhje të parakohshme, por mandati i Macron nuk do të përfundojë para vitit 2022.

Ngjarjet e fundit rreth djegies së katedralës së Notre Dame nuk ndihmuan në uljen e tensioneve.

Shumë protestues janë të indinjuar për shumat që miliarderët kanë dhënë për renovimin e katedrales.

Në vend të kësaj ata thonë që më mirë do të ishte të paguanin më shumë taksa./Gazeta Express/

Përktheu: Përparim Leka

The post Pse po vazhdojnë protestat në Francë? appeared first on .

Loading...