“Pse nuk po mbyllen motelet në Kosovë, që kanë shërbime të ngjashme me shtëpitë publike?”

  • March 26, 2019 23:00
  • Lajme

Profesori universitar si dhe analisti Milazim Krasniqi ka thënë se gati kudo në Kosovë, ka motele, hotele e lokale të natës që ofrojnë ‘pushim’ për pesë euro.

Tutje ai tha se zogjtë e malit e dinë se ato në fakt janë shërbime të ngjashme me shtëpitë publike.

I njëjti tha se pyetja kryesore në këtë rast është se pse janë lejuar dhe pse nuk mbyllen urgjentisht dhe përfundimisht ato.

Duhet përkujtuar që gjatë ditës së djeshme se një 74 vjeçar u raportua i vdekur në dalje të një moteli në Gjilan, e që dyshohet se i njëjti ndërroi jetë si pasojë e përdorimit të viagrës, përderisa thuhet se pati marrëdhënie me një 22 vjeçare.

Postimi i plotë:

Gati ngado që udhëtoni nëpër Kosovë, shihni motele, hotele e lokale që ofrojnë “pushim” për pesë euro.

Zogjtë e malit e dinë se ato në fakt janë shërbime të ngjashme me shtëpitë publike.

Pyetja është: pse janë lejuar, pse lejohen ? Dhe tjetra, më e rëndësishme: pse nuk mbyllen urgjentisht dhe përfundimisht, në pako me kumarhanet që diqysh me përkëdheli quhen lojërat e fatit?

The post “Pse nuk po mbyllen motelet në Kosovë, që kanë shërbime të ngjashme me shtëpitë publike?” appeared first on .

Loading...