Policia, e gatshme ta mbrojë Petroviqin

  • December 10, 2018 20:00
  • Lajme

Sllobodan Petroviq, të hënën ka dalë në zyrën e tij në Kuvend. 

Ndërkohë, të shtunën ai ishte ndaluar nga Polica dhe shërbimi sekret i Serbisë, kur ky e kishte kaluar kufirin për në shtetin fqinj. 

E kjo e ka zgjuar edhe interesimin e Policisë së Kosovës. 

Këtë e konfirmoi për T7, drejtor i Përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj. 

Bile ky tregoi se të martën do ta takoj deputetin e SLS-së, për të mësuar nga ai detaje rreth ndalimit të tij në kufirin Kosovë-Serbi të shtunën.

Madje Qalaj thotë se institucioni që ai drejton do t’i ofroj siguri nëse është e nevojshme deputetit serb nga Graqanica.

Qalaj është në dijeni se kjo nuk është hera e parë që po ndalohen qytetarët e Kosovës nga Policia serbe.

Nga ana tjetër deputeti Sllobodan Petroviq thotë se nuk e kishte pritur një gjë të tillë, por thotë se ky është një paralajmërim nga Beogradi që me qenë me i kujdesshme në vazhdim.

Petroviq thotë se për ndalesën e tij janë interesuar edhe ndërkombëtarët që veprojnë në Kosovë.

Por, ky nuk është shqetësimi i parë që ka Sllobodan Petroviq. 

Shtëpinë e tij edhe në vitet 2013-2014 e kishin ruajtur Policia pasi ky i fundit kishte marrë kërcënime për shkak të qëndrimeve të tij politike.

Loading...