Peshkopët francezë do formojnë komision për abuzimin e fëmijëve

  • November 08, 2018 23:00
  • Lajme

Pas një takimi katër-ditor në qytetin francez Lourdes, peshkopët francezë publikuan një deklaratë duke thënë se qëllimi i komisionit do të jetë “të hedhin dritë mbi abuzimin seksual të të miturve në Kishën Katolike që nga viti 1950”.

Përveç kësaj, komisioni do të kërkojë “të kuptojë arsyet që çuan në mënyrën se si u trajtuan këto çështje” dhe do të bëjnë rekomandime, transmeton AA.

Anëtarët dhe udhëheqja e komisionit do të emërohen në ditët e ardhshme, me një raport që do të publikohet brenda dy ditëve.

Një nga objektivat e komisionit do të jetë “mbledhja e tregimeve të viktimave për të kuptuar më mirë arsyet që çuan në këto veprime”, ndërsa konferenca e peshkopëve po ashtu ka sugjeruar se kompensim financiar mund t’u ofrohet viktimave.

Loading...