PDK s'përmend asnjë zyrtarë që do të largohet nga partia për shkak të abuzimeve

  • October 12, 2018 16:31
  • Lajme

“Unë nuk e di që ka thënë për figura qendrore. Ka paralajmërua e ka thënë që mirë bëjnë që të na lirojnë. Unë nuk e di se kush janë ata”, ka thënë Tahiri, shkruan Gazeta Express.

Tahiri megjithatë ka dhënë disa detaje rreth këtyre personave që pritet të largohen nga partia.

“ Normalisht njerëzit që do të largohen do të shihet me kohë se kush janë. Ne kemi pa edhe shumë abuzues edhe në të kaluarën. Kanë punësuar qindra njerëz e familjar dhe e kanë keqpërdorur besimin e Partisë Demokratike të Kosovës, dhe sot pikërisht këta persona kërkojnë adresë nëpër parti të tjera politike “, ka thënë ministri Tahiri në Frontal të Televizionit T7.

Në këtë intervistë ministri Tahiri është munduar që ta arsyetojë edhe aferën “PRONTO”, protagonistët e të cilës ushtrojnë funksione të larta në këtë parti, dhe në ato përgjime dëgjohen teksa flasin për punësime nëpër borde të ndërmarrjeve publike.

“ Aty flitet ekskluzivisht për një numër të caktuar të ndërmarrjeve publike. Nuk flitet për mijëra punësime. Por një parti politike vjen në pushtet për të qeverisë vendin me ekspertët e vet dhe me njerëzit e vet “, ka thëën ministri i Drejtësisë.

Loading...