Një i ri nga Shkupi vret gjyshen e tij, duke përdorur armë të ftohtë

  • December 10, 2018 17:30
  • Lajme

Një njëzetvjeçarë është arrestuar si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të vrasjes me armë të ftohtë të gjyshes së tij.

Sipas portalit Sudstvo, N.G, 66 vjeçare, nga Draçeva e Shkupit është vrarë me thikë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas policisë, A.R e ka kryer veprën në shtëpinë e tij, këtë pasdite.

Policia ka kryer të gjitha ekspertizat dhe se të dhëna shtesë do të dalin pas analizimit të fakteve dhe marrjes në pyetje të vrasësit./Telegrafi/

Loading...