Nis gjyqi për vjedhjen spektakolare të monedhës gjigante të arit

  • January 11, 2019 18:31
  • Lajme

Me peshë prej 100 kg, "Big Maple Leaf" e Kanadasë është e përbërë nga prej ari të pastër 24 karat dhe ka vlerën e 3.75 milionë euro.

Të dyshuarit kryesorë në gjyq, të gjithë në 20'at e tyre, janë 2 vëllezër dhe 1 kushëri nga një familje libaneze në Berlin, e akuzuar për lidhje me krimin e organizuar.

Për vjedhjen e monedhës u përdor një shkallë, një karrocë dore dhe një makinë për tu larguar.

Monedha nuk është gjetur ende nga dedektivët dhe besohet se është prerë në copa, është shkrirë dhe më  pas shitur.

Prokurorët pohojnë se tre të dyshuarit kryesorë u zvarritën në një hekurudhë dhe përdorën një shkallë për tu futur në muze nëpërmjet një dritareje të katit të tretë, që nuk kishte alarm.

Ata përdorën një armë, bullet-proof glass, për të shkatërruar xhamin ku ishte vendosur monedha.

Më pas përdorën një karrocë dore për ta zhvendosur dhe u larguan nga vendngjarja me makinë.

I dyshuari i katërt, 20-vjeçari Denis W, punonte si roje sigurie në muze dhe akuzohet se ndihmoi grabitësit duke i treguar mbi vendet dhe sigurinë në muze.

Loading...