Nesër mot me vranësira, mëngjesi me reshje të dobëta bore

  • December 10, 2018 20:00
  • Lajme

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës nesër (e martë) mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara.

Vranësirat në orët e hershme të mëngjesit vende-vende mund të shoqërohen me reshje të dobëta bore, përcjell Telegrafi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes. /Telegrafi/

Loading...