Ndërpritet seanca e Kuvendit, do të vazhdojë të premten

  • December 06, 2018 19:00
  • Lajme

Sipas kryesuesit Kujtim Shala, seanca do të vazhdojë nesër në orën 11:00. Në seancë kanë mbetur edhe nëntë pika të rendit të ditës.

Gjatë ditës, projekt buxheti u lavdërua nga pozita duke thënë se për herë të parë ka një ngritje kaq të shpejt të buxhetit. 

Pozita tha se janë shtuar investimet në të gjitha sektorët, posaçërisht në shëndetësi, infrastrukturë, kulturë, arsim dhe sektorë të tjerë.

Ndërsa, u kritikua nga opozita si buxhet i cili orientohet në asfalte dhe kabinetin qeveritar, por jo në zhvillim ekonomik, investim në Trepçë apo edhe në Termocentralin Kosova e Re.

Loading...