Mustafa: LDK është aktualisht e para, këtë e dëshmojnë sondazhet

  • January 11, 2019 15:00
  • Lajme

Pas mbledhjes me kryetarët e degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka numëruar disa nga “dështimet” siç i ka cilësuar ai, të Qeverisë së Kosovës.

Mustafa ka përmendur numrin e zv.ministrave, këshilltarëve, zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, dhe çështjet ekonomike.

I pari i LDK-së, duke numëruar këto arsye ka vlerësuar se “ka ardhur koha, që kjo qeveri të shkojë në shtëpi”, raporton Telegrafi.

Megjithatë, Mustafa nuk ka folur vetëm për “dështimet e Qeverisë”. Ai gjithashtu ka folur edhe për partinë që udhëheq, LDK-në.

Madje, siç ka thënë Mustafa, partia që ai drejton është aktualisht e para, edhe nga sondazhet.

“Sa i përket vetë LDK-së kemi besimin më të madh të qytetarëve sepse përkrahja për LDK-në sillet prej 27 deri 30%. Jemi të bindur se përkrahja po rritet, këtë do ta rrisim edhe më tutje sepse jemi të përcaktuar të punojmë për temat që preokupojnë qytetarët e Kosovës. Nuk shohim asgjë të mirë që kjo qeveri mund t’i jap këtij vendi. Ne tani kemi votat e LDK-së, sa i përket partive tjera s’mund të flas për to. Nesër me i bë votat, disponimi ynë është që këtë qeveri ta rrëzojmë”, ka thënë Mustafa gjatë një konference për media. /Telegrafi/

Loading...