Ministria i ndanë bursë vajzës së shefit të kabinetit

  • November 09, 2018 20:00
  • Lajme

Ka aplikuar në tri Universitete prestigjioze të Hungarisë. Dhe që të gjitha këto universitete e kanë pranuar për të studiuar doktoraturën.

“Më kanë pranu…m’kanë thanë jemi të kënaqur nësë vijnë këtu me studiu…”

Por, bursën të riut nga Prishtina ia refuzoi Ministria e Arsimit.

Sallahu thotë se në Ministri nuk i dhanë asnjë arsyetim se pse nuk ia ndanë bursën.

Ai shton se bursat ndërkombëtare që i ndan MASHT-I, zakonisht fitohen nga të afërmit e pushtetarëve.

E dyshimet e Flamur Sallahut, përforcohen kur shikohen listat e fituesve të shpallur nga Minsitria e Arsimit.

Në listën e fituesve të këtij viti të bursës për studime në Universitetin e Sheffield figuron edhe vajza Baton Dushit, shef i Kabinetit të Ministrit, Shyqyri Bytyqi, e cila kishte fituar bursë edhe më parë nga MASHT-i.

Por, Ministri Bytyqi ka një arsyetim se pse ajo është shpallur fituese.

Jehona është vajzë e talentuar. 

Por, lista me emrat e femijëve të politikanëve që përfituan bursa nga buxheti i Kosvës është i gjatë.

Këtë vit 50% bursë fitoi edhe vajza e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, por Kënga Haziri nuk e pranoi atë.

Ajo ka vendosur që të shkojë në një tjetër universitet elitar, në Harvard, ku viti kushton më shumë se 60 mijë dollar.

Vite më parë bursë për të studiuar në Universitetin e Sheffieldit në Selanik kishte fituar edhe Vrullim Buja, djali i ish-ministrit të arsimit, Ramë Bujës.

Në të njejtën universitet e kishte përfunduar edhe djali i Arsim Bajramit, Kushtrimi dhe djali i ish-rektorit Ibrahim Gashi, Arbëri.

Se ka ndikime e thotë edhe Ministri Bytyqi.

E njohësi i arsimit, Rinor Qehaja thotë se përveç se ka ndikime, duhet të ndërrohen edhe programet që ofrohen nga këto universitete.

Për çdo vit 60 kosovarë fitojnë bursë nga Ministria e Arsimi për të studiuar në Universitetin e Sheffieldit.

Loading...