​Mijëra policë do ta “blindojnë” Francën gjatë protestës së nesërme

  • December 07, 2018 07:00
  • Lajme

“Ne po përballemi me njerëz që nuk janë këtu për të protestuar, por për të goditur dhe ne duam që të kemi mjetet për të mos u dhënë atyre rrugë të lirë”, tha Philippe për programin e lajmeve televizive TF1 të enjten, duke lajmëruar edhe numrin e forcave të angazhuara.

Philippe tha se rreth 10 automjete të blinduara, që i përkisnin xhandarmerisë, do të përdoreshin gjithashtu, për herë të parë që nga viti 2005, kur trazirat shpërthyen në periferi të Parisit.

Të ashtuquajturit “jelekët e verdhë”, kanë paralajmëruar një tjetër protestë masive të shtunën në të gjithë vendin, sepse pasi kanë bërë të mundur anulimin e rritjes së taksës mbi karburantin, kërkojnë të rishikohen edhe disa taksa të tjera, transmeton tch.

Përveç forcave të shumta policore, autoritetet franceze kanë vendosur të mbyllin disa muze e dyqane, por edhe Kullën Eifel, për të shmangur dëmtimin e tyre gjatë protestave, ashtu siç ndodhi një javë më parë me Harkun e Triumfit.


Loading...