Mickoski: Rangellova dhe Jançev nuk do të shkarkohen nga partia

  • October 12, 2018 11:00
  • Lajme

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, ka mohuar informacionet e disa mediumeve se në seancën e sotme të Komitetit Ekzekutiv të partisë do të shkarkohen nënkryetari Mitko Jançev dhe kryetarja e Unionit të Grave, Daniella Rangellova.

Udhëheqësi i partisë opozitare vlerëson se bëhet fjalë për spekulime të përgatitura nga socialdemokratët dhe tentim për defokusimin e opinionit nga problemet reale në shtet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“LSDM pas referendumit të pasuksesshëm, në vend që të përgjigjet se si i hudhën 35 mijë fletëvotime të pavlefshme, vazhdon me dezinformata dhe njollosje të partisë opozitare”, tha për Plusinfo, Hristijan Mickoski.

Përndryshe, dje disa mediume shkruajtën se marrëdhënet e Mickoskit me Rangellovan dhe Jançevin ishin përkeqësuar, pasi këta të fundit vendosën që më 30 shtator të votojnë në referendum./Telegrafi/

Loading...