Mbyllja e qeverisë amerikane bëhet më e gjata në histori të SHBA-së

  • January 12, 2019 16:31
  • Lajme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po refuzon ta miratojë buxhetin pa përfshirjen e mjeteve financiare për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën. Demokratët e kanë refuzuar kërkesën e tij për 5.7 miliardë dollarët e nevojshëm për këtë projekt.

Gati çereku i qeverisë federale do të mbetet jashtë funksionit deri të miratohet plani për shpenzime. Kjo gjendje i ka lënë pa paga 800 mijë punëtorë të institucioneve të ndryshme qeveritare. Në mesin e punëtorëve të prekur janë rojet e burgjeve, punëtorët e aeroporteve dhe agjentët e FBI-së.

Në anën tjetër, presidenti amerikan i ka zbutur spekulimet për shpalljen e emergjencës kombëtare për ta anashkaluar Kongresin në arritjen e qëllimit të tij. Ai ka thënë se shpallja e emergjencës është një rrugë e lehtë për t’u ndjekur, por parapëlqen që ky problem të zgjidhet në bashkëpunim me Kongresin, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Loading...