Kuvendi shënon Ditën e Konventës Ndërkombëtare për Fëmijë

  • November 19, 2018 07:00
  • Lajme

Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon sot Ditën e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, ku përveç pjesës ceremoniale do të ketë edhe raportime nga ministrat e Qeverisë së Kosovës.

Sipas agjendës fjalë hyrëse do të mbaj Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovë, Trina Hoti; përfaqësuese e fëmijëve, Nataliya Apostolova, kryesuese e zyrës së BE-ë në Kosovë, Duda Balje; kryetare e komisionit për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, persona të pagjetur dhe peticione, Mexhide Mjaku, kryetare e Grupit të grave deputete (GGD), Murat Sahin; kryesues i zyrës së UNICEF-it në Kosovë dhe Ahmet Kryeziu; drejtor i zyrës së Save the Children në Kosovë.

Gjithashtu gjatë shënimit të kësaj dite do të raportojnë Shyqiri Bytyqi, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Uran Ismajli; ministër i Shëndetësisë, Skender Reçica; ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ekrem Mustafa; ministër i Punëve të Brendshme, Abelard Tahiri; ministër i Drejtësisë, Habit Hajredini; drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit (ZKM/ZQM) dhe Mentor Borovci; drejtor i Zyrës ligjore/ Zyra e Kryeministrit (ZL/ZQM).

Pas raportimeve do të ketë edhe diskutim të hapur.

Loading...