Kapet Bekë Berisha me Lumir Abdixhikun, i thotë na i rrofsh opangat

  • March 20, 2019 10:32
  • Lajme

Mbrëmë në T7 në emisionin “Pressing” i ftuar ka qenë deputeti i AAK-së Bekë Berisha.

Fokusi kryesor i këtij debati ishte punësimi me të njofshëm në Telekom.

Ky debat nuk i ka shpëtuar pa e parë deputetit të LDK-së Lumir Abdixhikut.

I cili e ka kritikuar Berishën për deklaratat e dhëna në këtë debat, po ashtu kritika ka hedhur edhe në adresë të dy deputetëve tjerë të AAK-së që ishin të ftuar në debate të tjera televizive.

Abdixhiku ka ndarë tri citate nga deklaratat e këtyre deputetëve duke shtuar në fund të postimit “Është Kosovë e cubave kjo”.

E për këto fajalë të Abdixhikut, Bekë Berisha ka një përgjigje. Deputeti i AAK-së i thotë Abdixhikut “Na i rrofsh opangat”, shkruan Gazeta Express.

“Bekë Berisha i thotë atij naj rrofsh opangat. Qysh ka mundësi një djal i ri mu kanë kaq Jugosllavë”, ka thënë Berisha në një përgjigjje për Indeksonline.

Statusi i plotë i Lumir Abdixhikut:

Margaritarë nga paraqitjet e 3 deputetëve të pushtetit në debatet televizive sot:

– “Në Kosovë është më mirë se në Gjermani”.

– “Me mujtë krejt të partisë time i punësoj”.

– “Konkursi ishte i padrejtë; kërkonin shkollë”.

Është Kosova e cubave kjo!

Debati për të cilin u kapën Abdixhiku me Berishën në këtë VIDEO:

PRESSING

PRESSING, Nepotizmi, dukuri me zhvillim të hovshëm në Kosovë që nga paslufta

Gepostet von Gazeta Express am Dienstag, 19. März 2019

The post Kapet Bekë Berisha me Lumir Abdixhikun, i thotë na i rrofsh opangat appeared first on .

Loading...