Juncker: Shkupi dhe Athina ta bëjnë atë që historia kërkon prej tyre

  • January 11, 2019 15:00
  • Lajme

Kryetari i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, ju ka bërë thirrje Greqisë dhe Maqedonisë që ta përfundojnë procesin për emrin në afatet e caktuara.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencë për shtyp me presidentin e Rumanisë Klaus Johanis, Juncker tha se është i impresionuar nga guximi i Zoran Zaevit dhe Alexis Tsipras, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të rrallë janë ata që para historisë kanë marrë përgjegjësi të tillë dhe do doja që ky proces të përmbyllet me sukses dhe në afatet e parapara. Mund vetëm të inkurajoj dy Kuvendet që ta bëjnë atë që historia kërkon prej tyre”, tha Juncker.

Ndryshe, përfaqësues të Komisionit Evropian dhe të NATO-s çdo herë kanë bërë thirrje për përmbyllje të procesit të ndryshimit të emrit dhe kanë shprehur mbështetje për Marrëveshjen e Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë./Telegrafi/

Loading...