Ish-komandanti i FSK’së tregon për çka do të përdoren automjetet ushtarake amerikane

  • December 10, 2018 20:00
  • Lajme

Bishat amerikane të njohur si ‘Humvee’ janë vetura multfiunksionale ushtarake, që përherë të parë u përdorën nga ushtria amerikane në vitin 1989. 

USHTRIA GATI, ISH KOMANDANTI I LUMTUR PËR KËTË MOMENT

Ato përjetuan disa ndërrime në strukturë për gjatë viteve të shfrytëzimit në ushtri.

Modelin e fundit të tyre do t’i vozisin djemtë e vajzat Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Këto pajisje për FSK’në erdhën pak ditë para se kjo e fundit të shndërrohet në ushtri të Kosovës.

Ish-komandanti i kësaj force, Kadri Kastrati, transformimin e institucionit  që dikur e udhëhoqi e cilëson si moment të jashtëzakonshëm.

Gjenerali në pension thotë se do të donte të ishte në krye të FSK-së tani kur kanë mbetur pak ditë para se ajo të bëhet ushtri.

Si ish-udhëheqës i tyre, Kastrati i vlerëson lartë pjesëtarët e FSK-së.

Ushtaraku i karrierës thotë se ushtarët e FSK-së janë më të mirët në rajon, kjo pasi janë trajnuar me standard të NATO-s, anipse nuk janë pjesë e këtij organizmi ushtarak.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se me 14 dhjetor do të votohet në lexim të dytë projektligji për FSK, i cili do ta transformonte atë në ushtri të Kosovës.

Loading...