Isa Mustafa uron pasardhësen e Angela Merkelit

  • December 07, 2018 17:31
  • Lajme

Në telegramin e dërguar shkruan “Me gëzim të thellë morëm lajmin e përzgjedhjes së znj. Annegret Kramp-Karrenbauer, kryetare të partisë simotër CDU, njëherësh edhe anëtare e përbashkët e LDK-së në Partitë Popullore Evropiane.

LDK dhe CDU kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm gjatë udhëheqjes së CDU-së nga Kancelarja Merkel. Më 30 qershor 2015, si rezultat i këtij bashkëpunimi Kosovë-Gjermani dhe LDK-CDU, me ftesë të Kancelares Merkel, në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, kam realizuar një vizitë shtetërorë në Gjermani, thuhet në njoftimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës mirëpret zgjedhjen e znj. Kramp-Karrenbauer kryetare e CDU-së duke shpreh interesimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të qëndrimeve dhe aktiviteteve me partinë simotër CDU dhe me partitë tjera anëtare të Partive Popullore Evropiane”, ka thënë kryetari Mustafa në telegramin e urimit.

Loading...