Intensifikohet bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës dhe të Policisë së Uellsit

  • December 06, 2018 18:30
  • Lajme

Përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe të Policisë së Uellsit Jugor nga Mbretëria e Bashkuar në Drejtorinë e Përgjithshme në Prishtinë nënshkruan një Protokoll bashkëpunimi në fushën e forcimit të rolit dhe kontributit të grave në polici.

I gjithë ky proces që është kurorëzuar me nënshkrim të këtij protokolli bashkëpunimi është realizuar me mbështetjen e vazhdueshme edhe të OSBE-së (OSCE).

Ky portokoll bashkëpunimi ka për qëllim bashkëpunimi në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Uellsit Jugor, në forcimin e marrëdhënieve midis policisë së të dy vendeve, të ndajnë ekspertizën reciproke, të bashkëpunojnë për të forcuar rolin dhe kontributin e grave në polici dhe për të avancuar dhe rritur aftësitë në fushën profesionale, menaxheriale dhe udhëheqëse.

Të dy palët synojnë të rrisin bashkëpunimin në mes institucioneve në fushën e trajnimit, edukimit, duke synuar shkëmbimin e informacionit, përvojave dhe njohurive që synojnë intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe të tyre./Telegrafi

Loading...