Hoti: Shpërdorimet e sotme të PAN-it, po i mbulojnë ato të djeshmet

  • March 20, 2019 13:32
  • Lajme

Shefi i GP të LDK-së Avdullah Hoti, ka thënë se shpërdorimet e koalicionit PAN nuk po mund t’i përcjellin dhe demaskojnë as mediat dhe as OJQ-të.

Sipas tij këto shpërdorimi po i mbulojnë ato të djeshmet.

Hoti përmes një postimi në Facebook, po ashtu ka thënë akterët e këtyre shpërdorimeve duhet të marrin përgjegjësinë ligjore dhe politike.

Ky është postimi i plotë:

Shpërdorimet nga koalicioni PAN nuk po mund t’i përcjellin dhe demaskojnë as mediat dhe as OJQ-të.

Shpërdorimet e sotme po i mbulojnë ato të djeshmet. Kjo mendësi politike po e thellon krizën dhe po e humb besimin e qytetarëve dhe partnerëve tanë.

Është në përgjegjësinë tonë, si parti opozitare, të mos lejojmë që këto shpërdorime të pushtetarëve të sotëm të harrohen dhe anashkalohen.

Akterët e këtyre shpërdorimeve duhet të marrin përgjegjësinë ligjore dhe politike.

The post Hoti: Shpërdorimet e sotme të PAN-it, po i mbulojnë ato të djeshmet appeared first on .

Loading...