Haradinaj: Zjarrfikësit po bëhen forcë në vete, 600 mijë euro vetëm për pajisjet e tyre

  • November 09, 2018 18:00
  • Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaron se tash e tutje punën e FSK-së për të vepruar në raste vërshimesh dhe të ngjashme, do e bëjë dikush tjetër.

Kështu, sipas tij, zjarrfikësit do të bëhen forcë në vete, duke avancuar në kompetenca. Rreth një mijë zjarrfikës do të kenë mision ndihmën, përkrahjen dhe sigurinë e qytetarëve.

Haradinaj deklaron për KosovaPress e 600 mijë euro do të ndahen vetëm pajisje të zjarrfikësve nga buxhetit i vitit që po vjen.

Thotë se ka mungesë informacionesh për punën që Qeveria ka bërë për zjarrfikësit.

“Ligji për financat ka me ardh në qeveri për miratim, dhe këtu përcaktohen financat e zjarrfikësve. Duke i kaluar kompetencat te ministria, kanë qenë të shpërndara dhe ka qenë një taksë, do të zgjidhet çështja se kujt i takojnë dhe kush i paguan, pra hapet mundësia dhe vende të reja të punës për zjarrfikësit. Janë nivelizuar koeficientet, ka nivelizim dhe ka kategorizim të tyre, dhe ndryshe thënë për zjarrfikësit do ta kemi një forcë, mos të prekën pjesëtaret e FSK-së, deri dje për emergjenca natyrore e kemi pas FSK-në, rolin e tyre do ta marrin zjarrfikësit, do të jenë një forcë kredibile e Kosovës. Ka 600 mijë euro para veç për pajisje, të ndara për vitin që po hyjmë për ta. Dhe jam i bindur që profesioni i tyre do të jetë ai që u takon”, thotë Haradinaj.

Haradinaj premton se kjo forcë e re, do të bëhej shumë shpejt.

Loading...