Grabitja e bankave në Kosovë, BQK-ja thërret takim urgjent me institucionet (Video)

  • December 06, 2018 19:00
  • Lajme

Pamje nga grabitja e bankave në Kosovë, kohëve të fundit janë shtuar.

Sipas Policisë së Kosovës, në gjithë territorin e vendit në periudhën  janar- nëntor janë evidentuar 252 raste të plaçkitjeve të ndryshme.

Për këto raste, policia ka marrë masa. Problemin më të madh policia e ka pasur në Prishtinë, ku ka ndodhur numri më i madh i grabitjeve të tilla.

“Policia, në rajonin e Prishtinës, gjatë dhjetëmujorit të parë të parë të këtij viti, pas hetimeve intensive në zbardhjen dhe arrestimin e kryerësve të grabitjeve me armë, ka goditur 13 grupe kriminale që dyshohet që janë përfshirë në këto raste, janë arrestuar 32 persona të dyshuar të cilët janë në paraburgim (prej tyre  ka persona që dyshohet se kanë kryer me shume se dy grabitje), kurse 6 të dyshuar të tjerë, të identifikuar nga policia janë në arrati”, thuhet në përgjigjen e policisë.

RTV Dukagjini provoi të marrë përfaqësuesit e ndonjërës prej bankave të plaçkitura, por nuk deshën të prononcohen me arsyetimin se nuk duan të pengojnë hetimet e policisë.

Institucioni që e mbikëqyrë sistemin bankar në Kosovë,  e sheh shqetësues numrin e shtuar të vjedhjeve në bankat që operojnë në Kosovë. Paralajmëron masa për një gjë të tillë.

“Të nesërmen [premte] kemi një takim me Ministrin e Brendshëm, dhe me Drejtorin e Policisë së Kosovës për të gjetur një zgjidhje për shqetësimet që janë përhapur në lidhje me grabitjen e bankave”, tha zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti.

Megjithatë, Ahmeti thotë qe klientët e bankave nuk do të kenë rrezik, pasi ta ardhurat e tyre janë të siguruara

“Klientët nuk kanë pse të shqetësohen, sepse paratë e tyre janë të sigurta. Përderisa bankat i sigurojnë paratë që i mbajnë, nuk ka rrezik për klientët e tyre”, shton më tej Ahmeti.

Nga Banka Qendrore kërkohet që të shtohet siguria, pasi   kjo mund të ndikojë edhe tek investitorët e huaj./Telegrafi

Loading...