Gjykata e Apelit vendos për Granit Elshanin

  • December 11, 2018 12:31
  • Lajme

Këto të shtëna kishin pasur për pasojë jetën e Besart Shabit dhe plagosjen e Valdet Kelmendit dhe Arta Bardhit, për t`u plagosur më pas edhe zyrtari policor Hasan Buçaj.

Prokuroria pretendonte se personi me dy revole në diskotekë ishte Granit Elshani, i cili kishte për qëllim hakmarrjen, pretendim i cili me 30 maj të këtij viti u vërtetua nga Gjykata Themelore në Pejë, e cila Elshanin e gjeti fajtorë dhe e gjykoj me 25 vite burgim.

Vendimi i Themelores nuk e morri aprovimin e Gjykatës së Apelit, pasi ajo vendosi që këtë çështje ta ktheje në rigjykim.

Në aktvendimin të cilin e ka siguruar kallxo.com, Gjykata e Apelit e ka vlerësuar diapozitivin e aktgjykimit si kundërthënës me arsyetimin dhe shkresat e lëndës, duke vlerësuar se nuk janë paraqitur arsyet dhe faktet vendimtare dhe duke e quajtur aktgjykimin e shkallës së parë si kontradiktor me vetveten dhe arsyet e dhëna.

Gjykata e shkallës së dytë ka vlerësuar se ka kundërthënie edhe në mes dëshmive të dëshmitarëve rreth përshkrimit të personit i cili ka shtënë me armë.

“Ka kundërthënie në mes dëshmitarëve rreth përshkrimit të personit i cili ka shtënë me armë. Secili nga dëshmitarët e përshkruan pamjen e personit në mënyra të ndryshme, kurse dëshmitari Xhevdet Kelmendi, të cilit gjykata ia ka falur besimin, në arsyetim të aktgjykimit ia përshkruan komplet deklaratën e tij pa dhënë një konkludim se në cilën pjesë të deklaratës është bazuar”, theksohet në aktvendimin e Gjykatës së Apelit

Apeli kërkon që çështja e Granit Elshanit të rigjykohet edhe një herë në mënyrë që të eliminohen kundërthëniet në dispozitiv dhe në arsyetimin e aktgjykimit, si dhe kërkon që të administrohen edhe një herë provat.

Loading...