Gjuriq: Nuk bëjmë kompromis për ta njohur pavarësinë e Kosovës

  • October 12, 2018 09:00
  • Lajme

Këto deklarime Gjuriq i ka bërë në TV Pink, duke shtuar se Serbia nuk do të pranojë ndonjë marrëveshje e cila nuk është në favor të Serbisë.

“Ne jemi për zgjidhje por nuk do të bëjmë kompromis për të pranuar pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar Gjuriq, transmeton Gazeta Express.

Ai ka folur edhe për veprimin e djeshëm të delegacionit serb të cilët e lëshuan konferencën e përbashkët për Politika të Jashtme që po mbahej në Vjenë të Austrisë, shkaku i pranisë së Republikës së Kosovës si shtet me të drejta të plota. /GazetaExpress/

Loading...