Gjashtë pretendentët për kryetar të LDK-së

  • March 16, 2019 07:32
  • Lajme

Isa Mustafa, Lutfi Haziri, Agim Veliu, Vjosa Osmani, Kujtim Shala, Arben Gashi dhe Avdullah Hoti, janë gjashtë pretendentët për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Deri tash kandidaturën e ka shpall, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i cili njëherit është Kryetar i Komunës së Gjilanit.

“Besoj shumë që marrëveshja politike është mjeti i vetëm që LDK ka.

Jam për marrëveshje, por nëse nuk ka marrëveshje unë kandidojë”, tha Haziri.

Kryetari aktual Isa Mustafa pritet të rikandidojë për të parin e partisë, derisa atë janë duke e sfiduar pesë anëtar të LDK-së.

Mirëpo kjo mund të ndryshojë vetëm nëse ka marrëveshje politike për zgjedhjen e një kandidati konsesnual, shkruan Insajderi.

Kryesia e LDK-së ka vendosur sot për organizimin e zgjedhjeve të brendshme në këtë subjekt politik.

Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti ka thënë se nga java e ardhshme do të nisin përgatitjet për realizimin e tyre.

“Sot Kryesia e LDK-së ka vendosur për organizimin e zgjedhjeve në LDK, bazuar në platformën e aprovuar nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së në nëntor 2018.

Është aprovuar struktura e delegatëve sipas degëve për Kuvendin e LDK-së.

Nga java e ardhshme do të fillojnë përgatitjet administrative dhe teknike për realizimin e këtyre zgjedhjeve”, ka shkruar Hoti në Facebook.

The post Gjashtë pretendentët për kryetar të LDK-së appeared first on .

Loading...