Gashi: LDK'ja e VV'ja s'do ta votojnë buxhetin, vendi mund të shkojë në zgjedhje

  • December 06, 2018 23:00
  • Lajme

Gashi ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se “LDK’ja është e gatshme ta çojë vendin në zgjedhje me të gjitha partitë, pa bërë koncesione në dëm të Kosovës”.

Ai ka thënë se buxheti për vitin e ardhshëm, i paraparë për t’u votuar të premten, nuk do të kalojë.

Sipas tij, nuk ekziston numri i nevojshëm i votave që buxheti për 2019’tën të votohet.

“LDK e Vetëvendosje nuk do të marrin pjesë në votimin për buxhetin”, ka bërë të ditur Gashi.

“Edhe sikur të votojnë partitë tjera, nuk kalon buxheti”, është shprehur ai.

Gashi ka thënë se nëse s’aprovohet buxheti, “vendi do të hyjë në një tension politik të një niveli tjetër, që mund të provokojë zgjedhje, apo zgjidhje për situatën në vend”. /Express/

Loading...