FBI ka hetuar nëse Trump ka bashkëpunuar me Rusinë

  • January 12, 2019 17:31
  • Lajme

Ligjvënësit ishin brengosur në kohën kur Trump në maj të vitit 2017 kishte larguar nga pozita drejtorin e FBI-së James Comey, thuhet në raport.

Ky hetim thuhet se ka ekzaminuar nëse Trump është kërcënues i sigurisë kombëtare.
Trump kishte deklaruar se nuk ka asnjë arsye apo provë për të hapur këtë çështje.
"Kjo është absurde," tha sekretarja për medie në Shtëpinë e Bardhë, Sarah Huckabee Sanders.
"Përkundër që presidenti Obama, ka lejuar Rusinë dhe vendet tjera të shtyjnë Amerikën poshtë e lartë, presidenti Trump ka qenë i ashpër me Rusinë", tha ajo.
Më 2016, intelegjenca e Shteteve të Bashkuara ka ardhë në përfundim se Rusia ka zhvilluar sulme kibernetike me anë të lajmeve të rreme në rrjetet sociale për të shtyrë përpara kandidaturën e Donald Trump dhe për të dëmtuar rivalen, Hillary Clinton.

Loading...