Ekspertë nga Franca trajnuan policët e Maqedonisë se si të menaxhohet me huliganët sportiv

  • November 09, 2018 18:00
  • Lajme

Sot mbaroi trajnimi i 25 pjesëtarëve të MPB-së nga sfera e rendit dhe qetësisë publike dhe parandalimit, si pjesë e programit vjetor për trajnime të policëve të Maqedonisë, propozuar dhe mbështetur nga Ambasada e Francës.

Siç informojnë nga MPB, trajnimi i cili i realizua gjatë ditëve të kaluara është përkushtuar në përgatitjen e ngjarjeve sportive, menaxhimin dhe kontrollimin e tifozëve, koordinimin e shërbimeve dhe këmbimin e informacioneve në kuadër të organizimit të ngjarjeve të ndjeshme sportive, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ministria e Punëve të Brendshme ka bashkëpunim të shkëlqyer me Ambasadën e Republikës së Francës, posaçërisht në pjesën e menaxhimit të trajnimeve për pjesëtarë të MPB-së dhe gjatë këtij bashkëpunimi, policia franceze mori pjesë  me ekspertë të lartë nga kjo fushë. Këtë vit, programi edukativ, krahas mësimit të gjuhës franceze, ishin përfshirë edhe trajnime për luftimin kundër terrorizmit, kundër tregtisë ilegale me armë dhe drogë”, thuhet në kumtesën e MPB-së./Telegrafi/

Loading...