Edhe një aksident zinxhir në Veternik

  • December 06, 2018 18:31
  • Lajme

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30, me ç'rast disa vetura kanë pësuar dëme.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira gjashtë automjete.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për t'u marrë me rastin, ndërsa si pasojë e aksidentit janë shkaktuar kolona automjetesh në rrugë.

Loading...