Diskutohet me komunitetet në Kosovë pakoja e projektligjeve për transformimin e FSK-së

  • November 09, 2018 06:30
  • Lajme

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcave të Sigurisë së Kosovës sot mban një debat lidhur me pakon e Projektligjeve për transformimin e FSK-së.

Komisioni në bashkëpunim me Institutin për Afirmim të Marrëdhënieve Ndër-etnike organizon debatin publik për pakon e Projektligjeve për Forcat e Sigurisë së Kosovës, me pjesëtarët e komunitetit joshqiptar.

Në debat do të marrin pjesë: Haxhi Shala kryetari i Komisionit të Kuvendit të Kosovës për punë të brendshme, siguri dhe mbikëqyrje të Forcave të Sigurisë së Kosovës, Fatmir Xhelili, anëtar i Komisionit të Kuvendit të Kosovës për punë të brendshme, siguri dhe mbikëqyrje të Forcave të Sigurisë së Kosovës, Rexhep Selimi anëtar i Komisionit të Kuvendit të Kosovës për punë të brendshme, siguri dhe mbikëqyrje të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe pjesëtarët e komuniteteve joshqiptare.

Debati mbahet në qendrën mediale në Çagllavicë, në ora 10:00. /Telegrafi/

Loading...