Dick Marty mohon deklaratat e publikuara në mediat serbe për Gjykatën Speciale

  • November 09, 2018 15:00
  • Lajme

Siç shkruanin sot agjencitë e lajmeve ‘Tanjug’ dhe ‘B92’, Dick Marty kishte deklaruar se “është optimist se shumë shpejt Gjykata Speciale do t'i arrestojë ata që në Kosovë njihen si ‘peshqit e mëdhenj'”.

Një gjë e tillë është mohuar kategorikisht nga zyra e Martit, duke thënë se ai nuk ka dhënë deklarata të tilla rreth Gjykatës Speciale.

“Z. Marty nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me këtë çështje, dhe as nuk është duke planifikuar që të flasë për këtë çështje në përgjithësi”, thuhet në përgjigjen e dhënë për Gazetën Express.

Lajmi me këto "deklarime" të Martyt fillimisht ishte publikuar në një agjenci lajmesh shqiptare të quajtur "Presheva Jonë" e cila vepron në Serbi, nga ku edhe mediat serbe e kanë marrë lajmin.

Në këtë raportim thuhej që Marty të ketë deklaruar se Gjykata Speciale nuk do të jetë kundër luftë së UÇK-së, por ndaj atyre të cilët e keqpërdoren këtë luftë.

Marty përgjatë kohës sa ishte prokuror, kishe përgatitur një raport lidhur me pretendimet e tij për trafikim me organe përgjatë luftës së vitit 1999.

Në këtë raport emri i presidentit Thaçi është i përmendur rreth 27 herë. /GazetaExpress/


Loading...