Deputeti i AAK'së fton gjithë opozitën të bashkohet në bisedimet me Serbinë

  • December 06, 2018 23:00
  • Lajme

“I bëjmë thirrje edhe partive tjera sepse në raport me dialogun me Serbinë duhet të jemi të bashkuar. Ky proces duhet të përfundojë”, tha ai në KTV.

Demaliaj tha se duhet krijuar sa më shpejt ekipi negociator e të shkohet në bisedime.

“Roli të presidentit Thaçi ia lejon Kushtetuta, opozita ishte e zëshme që t’i minimizohet roli i tij por ne bashkë duhet t’i prijmë këtij procesi”, tha tutje Demaliaj.

Demaliaj tha se Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj, që pritet të jenë në krye të ekipit negociator, duhet të merren vesh se për çka të bisedohet në dialog, por ka thënë se ekipi duhet të fokusohet në çështje nacionale e pjesë e saj të jenë edhe individë nga shoqëria civile.

“Qeveria e Kosovës po diskuton se për çka të bisedohet. Nuk dihet ende se çka do të bisedohet në Bruksel. Edhe në Bruksel edhe në çdo vend do ta mbrojmë Kosovën e 17 shkurtit”, tha ai.

Demaliaj tha se duhen ndryshime kushtetuese, nëse do të duhej të mbrohej ideja e Thaçit për ndryshime territoresh. “Me tokën e Kosovës nuk luhet, s’ka lëvizje kufijsh”.

Loading...