Deputet i Thacit apo Kadri Veselit, kjo është përgjigja e Mërgim Lushtakut

  • October 11, 2018 16:00
  • Lajme

Lushtaku i ka komentuar zhvillimet e fundit në mes të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministrit Ramush Haradinaj, të cilët së fundmi kanë dalë me deklarata kundër njëri-tjetrit.

Thaçi kishte thënë për Haradinajn se “nëse nuk korrigjohet mund të ndërrohet”, ndërsa Haradinaj kësaj i është përgjigjur se “Thaçi edhe mund ta ndërrojë sepse i ka votat e PDK’së”.

I pyetur për këtë,  Lushtaku ka thënë se nuk është deputet i Thaçit, por deputet i qytetarëve të Kosovës të cilët e kanë votuar.

“Unë jam deputet i PDK’së, ku kryetar është Kadri Veseli, jam deputet i qytetarëve të cilët më kanë votuar. Duke e njohur karakterin e Thaçit them se ai nuk e ka për qëllim që t’i prish institucionet e vendit por që t’i funksionalizojë ato”, është shprehur Lushtaku./GazetaExpress

Loading...