Daçiq thotë se ky është shteti i ri që ka tërhequr njohjen e Kosovës

  • December 07, 2018 10:32
  • Lajme

Ivica Daçiq ka thënë se Madagaskari ka tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Madagaskari ka tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës.

Republika e Madagaskarit ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë për tërheqjen e njohjes së Kosovës, transmeton lajmi.net.

Kemi marrë njoftimin nga Ministria e Punëve të Jashtme e Madagaskarit në të cilën thuhet se më 5 dhjetor, Republika e Madagaskarit ka marrë vendim për tërheqjen e njohjes së Kosovës”, deklaroi Daçiq për “Tanjug”.

Ai ka shtuar se Madagaskari është shteti i 12-të që e ka tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës.

Loading...