Cfarë premtoi e çfarë ka realizuar në mandatin e dytë Shpend Ahmeti?

  • October 12, 2018 16:00
  • Lajme

Ishte treguar mjaftë dorëlirë gjatë fushatës zgjedhore. Premtonte diçka thuajse për çdo ditë, e thoshte se do t'i përmbushë ato për të cilat zotohej.

Por, pas përfundimit të fushatës zgjedhore e pasi u zgjodh në krye të Prishtinës, Shpend Ahmeti duket se po e ka të vështirë t'i kryejë punët.

Prej 81 premtimeve, sa kishte bërë i pari i kryeqytetit në fillim të fushatës zgjedhore të vitit të kaluar, vetëm gjashtë prej tyre ka arritur t'i përfundojë.

Më shumë se gjysma e premtimeve të tjera nuk janë përmbushur. Madje, 49 prej tyre as sot e kësaj dite as nuk kanë filluar të realizohen.

Të tjerat vetëm sa kanë filluar të realizohen, ose janë gjysmë të përmbushura.

Gjithë kjo sipas raportit të publikuar nga Instituti GAP, lidhur me premtimet që kanë dhënë kryetarët e komunave gjatë fushatave zgjedhore dhe përmbushjen e tyre.

Në bazë të këtij raporti, premtimet e vetme që janë realizuar nga Ahmeti janë: prokurimi elektronik me qasje edhe për qytetarët, themelimi i Drejtorisë së Parqeve, testimi me shkrim i kandidatëve për mësimdhënie, funksionalizimi i “Info Qendra Turisitike” në vitin 2018, fondi i veçantë financiar për mbështetjen e nismave për grafitë artistike në muret dhe hapësirat e qytetit dhe ndarja e 1 milion eurove çdo vit për parqet në qytet.

E fushat të cilët janë lënë anash me realizueshmërinë e premtimeve janë infrastrktura, shëndetësia dhe urbanizmi. As edhe një projekt i vetëm nuk ka arritur të përfundohet për këta sektorë.

Ndonëse, të dhënat e nxjerra nga ky institut tregojnë se kryetarët e komunave më së shumti kishin bërë premtime në infrastrukturë, arsim dhe shërbime publike.

383 premtime ishin bërë në infrastrukturë, 126 në arsim dhe120 në shërbime publike.

Ndryshe, në zgjedhjet e kaluara, partitë politike, kishin bërë gjithsejtë 548 premtime. Por, nga ana tjetër nuk i kishin realizuar as edhe gjysmën e tyre.

Prej, 548 premtimeve, vetëm 283 prej tyre ishin realizuar. Ndërkaq, ishin 66 projekte që nuk kishin filluar fare të realizohen./Gazeta Express

Loading...