Bisedimet për paqe, SHBA dhe qeveria afgane refuzojnë ftesën e Rusisë

  • November 09, 2018 18:31
  • Lajme

Bisedimet shumëpalëshe për paqen në Afganistan u hapën të premten në Moskë me pjesëmarrjen e Talibanëve dhe Këshillit të Lartë Afgan për Paqe, por mungonte delegacioni i qeverisë afgane.

Rusia ka ftuar 12 vende dhe Talibanët, që po luftojnë për të rivendosur në fuqi ligjin e ashpër islamik i cili u rrëzua pas ndërhyrjes së trupave amerikane në vitin 2001.

Në këto bisedime mungojnë Shtetet e Bashkuara dhe qeveria afgane e mbështetur prej tyre.

Presidenti afgan, Ashraf Ghani, e refuzoi ftesën me pretendimin se bisedimet duhen drejtuar nga qeveria afgane.

Sipas Kremlinit, deri tani për bisedime kanë mbërritur përfaqësues nga Irani, Kina, Pakistani, Taxhikistani, Uzbekistan dhe Turkmenistani.

Bisedimet e Moskës nënvizojnë rolin aktiv që Rusia po luan në Afganistan, disa dekada pas tërheqjes së trupave sovjetike nga vendi, me plane biznesi e investimesh, qasje diplomatike dhe kulturore, e më pak mbështetje ushtarake për qeverinë qendrore.

Loading...