Autori i ngjarjes në Zelandën e Re planifikonte të “likfidonte” Merkelin dhe Erdoganin

  • March 15, 2019 20:00
  • Lajme

Një seri postesh nga ana e një burri australian të lidhur me sulmet e Christchurch gjatë dy ditëve të fundit po ndihmojnë policinë të bashkojë rrjedhën e ngjarjeve.

Sipas mediave të huaja, Brad Tarrant i cili me gjakftohtësi vr,au 49 besimtarë brenda xhamisë Al Noor në qytetin Christchurch në Zelandë të Re, kishte filmuar gjithçka live në Facebook.

Brenton Tarrant, 28 vjeç, postoi fotografi të arsenalit të tij përkrah manifestit 74 faqesh ku e përshkroi veten si “një njeri i zakonshëm i bardhë, 28 vjeç.

I lindur në Australi në një familje me të ardhura të ulëta”.

Ai tha se dy ngjarje shkaktuan sul,min e vetë-përshkruar të hak,marrjes – “Ter,rori i kamionit në vitin 2017 në Suedi… dhe rezultati i zgjedhjeve franceze në të njëjtin vit”.

Në poste ai foli gjerësisht për “supremacinë e bardhë”, “normat e fertilitetit” dhe “pushtuesit e huaj”, duke e quajtur veten një “lufëttar në uniformë në një luf,të”.

Kryeministri Scott Morrison, megjithatë, i dha atij një emër tjetër, duke e quajtur Tarrantin “një terorist i dhu,nshëm, ekstr,emist i djathtë”.

Tarrant nuk tregoi keqardhje për veprimet e tij në postet e tij.

“Do të doja të kisha vr,arë më shumë pushtues, dhe më shumë tr,adhtarë”, tha ai. “Asnjë grup nuk urdhëroi sul,min tim, e mora vetë vendimin”.

“Zelanda e Re nuk ishte zgjedhja origjinale për su,lmin, unë arrita në Zelandën e Re vetëm për të jetuar përkohësisht ndërsa planifikova dhe stërvitesha”.

“Fillova të planifikoj një su,lm rreth dy vjet më parë dhe një su,lm në Christchurch tre muaj më parë”. “Fillimisht xhamia në Dunedin ishte objektivi kryesor”. “Është një sul,m te,rorist. Unë jam një racist”.

Përkundër këtyre, sipas thewest.com.au, përcjell Telegrafi, ai kishte edhe objektiva të tjerë, përfshirë figura të njohura botërore.

Siç thuhet tutje, ndër objektivat ishte edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti turk Rexhep Erdogan, si dhe kryebashkiaku i Londrës, Sadik Khan.

Ndër heronjtë e tij, Tarrant e renditi Anders Breivik, i cili v,rau 77 njerëz në Norvegji në vitin 2011.

Në manifestin e tij të çuditshëm ai foli për tema shumë të palidhura, duke përfshirë kontrollin e ar,mëve në Shtetet e Bashkuara.

Ai gjithashtu tha se shpresonte të mbijetonte su,lmin dhe se ai kishte ndërmend të deklarohej jo fajtor.

Por ai, shkoi shumë larg – parashikoi se do të lirohet nga bu,rgu pas 27 vjetësh, ashtu si Nelson Mandela dhe pretendoi se ai meritonte një Çmim Nobel për Paqe.

The post Autori i ngjarjes në Zelandën e Re planifikonte të “likfidonte” Merkelin dhe Erdoganin appeared first on .

Loading...