Amerika s’e ndalë dorën, do ta ndihmojë Ushtrinë e Kosovës edhe me ‘bisha’ të tjera

  • December 11, 2018 12:31
  • Lajme

Ditëve të fundit në Forcën e Sigurisë së Kosovës ka ardhur një kontingjent prej 24 automjeteve të blinduara amerikane të tipit “HMMWV”, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka konfirmuar Ibrahim Shala, zëdhënës i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Shala ka thënë për lajmi.net, se këto automjete ushtarake janë blerë nga buxheti i Kosovës mirëpo, nuk ka treguar vlerën e tyre.

Tutje, Shala ka treguar se FSK-ja do të pajiset edhe me 27 automjete të tilla në fillim të vitit 2019.

“Ky kontingjent është nga kontrata e blerjes kurse në fillim të viti të ardhshëm do të vije kontingjenti tjetër prej 27 HMMËV që është donacion nga SHBA-të”, ka treguar Shala.

Ndryshe në korrik të këtij viti, Qeveria e Kosovës kishte nënshkruar kontratë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për blerjen e 51 autoblindave të tipit “HMMËV”, por as Qeveria nuk ka bërë të ditur vlerën e kësaj kontrate.

Loading...