Albin Kurti shprehet rreth takimit të mbrëmshëm që u zhvillua në mes të Thaçit dhe Vuçiqit

  • November 09, 2018 10:32
  • Lajme

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook, ka reaguar lidhur me takimin e mbrëmshëm në Bruksel në mes të Presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së.

Kurti ka thënë se dialogu ka vazhduar pa ekip negociator, pa platformë e parime.

Mirëpo, sipas tij një pjesë të përgjegjësisë ka edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili nuk po dëshiron shqyrtimin e dialogut për vitet 2011-2017, dhe as shqyrtimin e marrëveshjeve apo rezultateve të dala nga to.

Postimi i plotë:

Mbrëmë në Bruksel u zhvillua takimi i tretë i Thaçit me Vuçiqin.

Edhe ky takim pa mandat nga Kuvendi, pa platformë parimesh e pa ekip negociator.

Nga një njeri pa legjitimitet e pa kredibilitet, pa kompetencë e pa autoritet.

Plani i Serbisë për marrjen e veriut të Kosovës është lakmi shovene e admirim nostalgjik për Gjermaninë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

75 vjet më vonë, Serbia e do pjesën e Kosovës që ishte nën Gjermaninë e Hitlerit.

Kolaboracionisti i saj shqiptar, kësaj radhe është president yni.

Por, shekulli është tjetër…

Sot, më 9 nëntor, janë bërë katër muaj prej se qeveria na e solli në Kuvend raportin mbi arritjet dhe sfidat në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit.

Mirëpo, Kryetari i Kuvendit dhe veglat e tij në kryesi aty, nuk e dëshirojnë shqyrtimin dhe vlerësimin e dialogut 2011-2017, marrëveshjet e bëra dhe rezultatet e tyre.

Që prej 9 korrikut 2018, ai nuk do që ta fus në agjendë parlamentare e ta sjellë në seancë plenare këtë raport të qeverisë.

Ky kryeparlamentar është kolaboracionist i kolaboracionistit.

Loading...